Befason Zidane

Formula 1

Befason Zidane

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 20:23
Befason Zidane, bëhet pjesë e skuadrës franceze në Formula 1

Zinedine Zidane jo vetëm pjesë e futbollit. Ish-futbollisti i famshëm francez, trajner tepër i suksesshëm në stolin e Realit të Madridit (ka fituar tre Champions), ka nisur një bashkëpunim me skuadrën franceze të Formula 1, Alpine.

Me lamtumirën e Fernando Alonsos, Alpine është shndërruar  plotësisht franceze, duke pasur parasysh praninë e Esteban Ocon dhe Pierre Gasly (të ardhur nga Alpha Tauri).

“Zizou” nga sezoni që do të fillojë në mars nuk do të kufizohet thjesht në ndjekjen e F1 si tifoz, por edhe si pjesëtar i Alpines në njëfarë kuptimi.

Gjatë prezantimit të modelit të ri A523, ish-trajneri i Realit të Madridit u thirr në skenë, por jo për një fjalim, por për një njoftim: ai do të jetë ambasadori i ri i Alpines.

“Do të kem kohë të lirë, nuk e di sa, të paktën deri në qershor.

Gjithsesi, kthimi në krye të një skuadre mbetet dëshira ime,” shpjegoi francezi.

Kjo është e lidhur ngushtë me projektin që Zidane do të vazhdojë skuadrën franceze.

Do të sponsorizojë dy programet që promovojnë mundësi të barabarta, me synimin për t’u bërë model për të rinjtë, që, përtej gjinisë, duan të përfshihen, duke u bërë një ditë kampionë.

Zidane i bashkohet Formulës 1 me synimin për të fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat