Verstappen dominon ditën e parë të testeve

Formula 1

Verstappen dominon ditën e parë të testeve

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 11:57
Verstappen

Piloti holandez Max Verstappen dha kohën më të shpejtë në përfundim të ditës së parë të testeve dimërore që po zhvillohen në pistën e Bahrein.

Makina Red Bull e holandezit dha kohën 1’32”837, ndërkohë që gjatë ditës së parë përshkoi 157 xhiro në total.

Verstappen zbriti në pistë si gjatë paradites ashtu dhe gjatë pasdites, ndryshe nga sa vepruan te Mercedes e Ferrari, që alternuan pilotët e tyre mes dy sesioneve.

Koha e tij tregoi se ai mbetet më i shpejti në pistë, ndërkohë që testet do të vijojnë edhe gjatë dy ditëve të tjera.

Në vendin e dytë u rendit Fernando Alonso me Aston Martin (60 xhiro), me vetëm 29 të mijëtat më shumë, duke lënë pas dy pilotët e Ferrari, Sainz dhe Leclerc (136 xhiro së bashku).

Vetëm i gjashti Lewis Hamilton me Mercedes (83 xhiro), gati gjysmë sekondi më i avashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat