Italia dominon garën “sprint” në Mugello

Formula 1

Italia dominon garën “sprint” në Mugello

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 16:53
Pamje nga gara

Piloti italian Francesco Bagnaia me Ducati fitoi sot pasdite garën “sprint” zhvilluar në pistën e Mugello (Itali) të vlefshëm për botërorin e MotoGP.

Një triumf i pilotëve të motorit Ducati, që në garën e shtëpisë u klasifikuan në pesë vendet e para.

I dyti u rendit italiani tjetër Marco Bezzecchi me skuadrën Mooney VR46 Ducati, ndërsa në të tretin spanjolli Jorge Martin me Ducati Pramac. Edhe në dy pozicionet e tjera dy pilotë të markës italiane, Johann Zarco e Luca Marini.

Në garën “sprint” (11 xhiro) zhvilluar në Mugello ndikoi edhe një shi i lehtë që ra në pistë pas xhiros së parë.

Gjithsesi, kjo nuk e pengoi Bagnaia, kampionin e botës në fuqi, që të dominojë e fitojë, duke ruajtur edhe kreun e renditjes së përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat