Federata e Auto Sportit e Kosovës lanson Kampionatin në disiplinën e Motorsportit Digjital – Esport

Formula 1

Federata e Auto Sportit e Kosovës lanson Kampionatin në disiplinën e Motorsportit Digjital – Esport

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

FASK si organi qeverisës i gjithë motorsportit kosovar me katër rrota, në bashkëpunim me Klubin Sim Race Kosova (SRK) do të lansojnë kampionatin e garave në disiplinën e Motorsportit Digjital-Esport në tre disiplina/seri (F1, GT3 dhe GT4) respektivisht në F1-2022 dhe Assetto Corsa Competizione, si një mënyrë për të informuar dhe tërhequr garuesit e ardhshëm të disipinës Esport.

Ndryshe ky hobi tashmë i njohur si Simracing, ose gara simuluese, i referohet praktikës së garave në një mjedis virtual duke përdorur softuer dhe pajisje për simulimin e garave reale.

Kjo u mundëson individëve të përjetojnë emocionet dhe sfidat e garave të botës reale pa pasur nevojë fizikisht për një makinë garash ose pistë garash.

Simracing ka fituar popullaritet si një Esport konkurrues, me liga, turne dhe kampionate të organizuara. Simgaruesit profesionistë shpesh konkurrojnë për çmime dhe njohje, dhe disa madje kanë kaluar në motorsportet e botës reale.

Garat në këto disiplina do të organizohen në qendrën e simulatorëve të Klubit Sim Race Kosova ku ofrohen të gjitha kushtet e përshtatshme për zhvillimin e kësaj disipline, ku përfshin përdorimin e simulatorëve të specializuar të garave, të kompletuar me konfigurimet bazë me kompjuter, timon me reagime të detyruara (force feedback) dhe pedale deri te konfigurimet më të avancuara me ulëse garash të certifikuara nga vetë FIA, monitorë të shumtë, kufje me zërim cilësor dhe aksesorë të tjerë.

Kalendari për Seritë e Kampionatit të Esports do të shpallet nga FASK dhe raundi i parë pritet të fillojë më 25 qershor 2023 në disiplinën GT3 ku gara e parë do të zhvillohet në shtegun Paul Ricard.

Pjesëmarrësit do të zgjedhin lirisht ndonjë nga makinat e GT3 të disponueshme dhe një numër personal të garave. Raundet 2 dhe 3 më pas do t’i shohim që gara të zhvendoset në Brands Hatch në GT4 dhe në Red Bull Ring Grand Prix respektivisht në Formula 1.

Për të marrë pjesë, pjesëmarrësit duhet të regjistrohen në web-platformën e garave të SIM RACE KOSOVA dhe do të bëhen anëtarë duke paguar kuotizimin për licencim nga FASK në shumë prej 10€ dhe për pjesëmarrje 30 € për disiplinë për gjithë sezonën 2023.

Çmimi për fituesit në këto disiplina do të bëhet i ditur gjatë sezonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat