Verstappen: Ja pse në F1 s’ka pilote femra

Formula 1

Verstappen: Ja pse në F1 s’ka pilote femra

Më: 16 janar 2024 Në ora: 11:39
Verstappen

Kanë kaluar gati 50 vite që nga hera e fundit që një femër merrte pjesë në një garë të Formula 1. Hera e fundit ka ndodhur në vitin 1976, kur në Austri garonte Maria Grazia Lombardi. Asokohe, disa pilote të tjera kanë provuar të garojnë në Formula 1, por pa mundur të kualifikoheshin.

Sot rruga për në Formula 1 është edhe më e vështirë për një pilote femër, duke nisur nga karakteristikat teknike deri te paragjykimet. Për këtë arsye, për 30 vite, nga 1992-shi, asnjë femër nuk zbret në pistë, madje as në provat e lira të ditës së premte.

Ai që ka folur për këtë çështje është Max Verstappen, 3 herë kampion bote me Red Bull. “Përqindja mes meshkujve dhe femravë në garat e makina nuk është e drejtë. Për femrat është ende e vështië, ndaj dhe janë më pak në garat e automobilzimit, në të gjithja kategoritë”, tha holandezi.

“Mendoj se fizikisht, në disa pista të Formula 1 është me e vështirë të pilotosh, por me stërvitje dhe duke u impenjuar shumë, mund t’ia dalin mbanë.

Gjithsesi, shefat e skuadrave të Formula 1 mendojnë se duan vetëm meshkuj në skuadrat e tyre”, tha Verstappen.

“Nëse do të ketë një femër ë do t’i mposhtë të tjerët, atëherë është natyrale që ajo të mbërrijë edhe në Formula 1.

Për fat të keq, ka shumë pak femra që merren me këtë sport, ndaj shanset e atyre që të vijnë në majën e këtij sporti janë të pakta”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat