Wolff bindet për zëvendësuesin e Hamilton

Formula 1

Wolff bindet për zëvendësuesin e Hamilton

Më: 13 prill 2024 Në ora: 11:39
Wolff në mes

Toto Wolff duket se tashmë e ka ndarë mendjen sa i takon zëvendësuesit të Lewis Hamilton. Pasi dështoi të përfitonte nga mosmarrëveshjet te RedBulli për të transferuar Max Verstappen, shefi i Mercedes, shënjestron Carlos Sainz të Ferrarit.

Ky fillim sezoni për Sainz ka rezultuar pozitiv me 29-vjeçarin që ia ka dalë të ngjitet në podium në të treja garat që ka marrë pjesë (mungoi në Arabi për shkak të operacionit në apandesit), ndërsa triumfoi në Çmimin e Madh të Australisë, duke treguar shumë pjekuri në pistë.

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar

Këto arritje të Sainz, ishin një shtysë e madhe për Mercedes që tashmë është gati t’i dhurojë spanjollit një projekt afatgjatë që shkon përtej vitit 2026.

Një tjetër faktor që Toto Wolff e vlerëson shumë nga Sainz është bashkëpunimi.

Në vitet e fundit, Sainz nuk ka bërë thuajse kurrë polemika brenda llojit me Leclerc te Ferrari, ndaj Wolff beson se spanjolli është i duhuri për të bërë skuadër me britanikun George Russell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat