Leclerc kundër Sainzit!

Formula 1

Leclerc kundër Sainzit!

Më: 20 prill 2024 Në ora: 15:48
Leclerc

Gara Sprint e Çmimit të Madh të Kinës në pistën e Shanghait duket se ka sjellë edhe “krisjen” përfundimtare mes dyshes së Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Ishte një mbrojtje agresive e spanjollit ndaj francezit në xhirot e fundit të garës, ato që detyruan Leclerc të flasë publikisht kundër shokut të skuadrës.

Sainz nuk e lejoi shokun e skuadrës ta parakalojë në kthesë duke u mbrojtur nga brenda dhe detyruar monegaskun që të kalonte limitet e pistës. Pas garës, Leclerc iu ankua inxhinierit të tij duke theksuar se Sainz po luftonte më shumë kundër tij sesa pilotëve të tjerë në pistë.

Kujtojmë se klima në skuderinë italiane nuk është aspak e qetë prej momentit kur “kokëkuqja” njoftoi firmën me Lewis Hamilton për sezonin e ardhshëm, duke “injoruar” Carlos Sainz që i duhet të kërkojë për një tjetër skuadër në vitin e ardhshëm.

Sa i takon renditjes së garës Sprint, ishte Max Verstappen ai që triumfoi, i ndjekur nga Hamilton dhe shoku i skuadrës Sergio Perez. Në vendin e katërt Leclerc, Sainz i pesti ndërsa pjesë e dhjetëshes së parë ishin edhe Norris, Piastri, Russell, Zhou e Magnussen.

Ditën e diel do të zhvillohet edhe Çmimi i Madh i Kinës, me Verstappen që siguroi “Pole-Position” ndërsa i dyti është Perez e më pas Alonso, Norris dhe Piastri në pesëshen e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat