Në fundjavë, spektakli i parë Drag Race për këtë vit

Formula 1

Në fundjavë, spektakli i parë Drag Race për këtë vit

Më: 3 maj 2024 Në ora: 18:37
Pamje nga një garë

Drag Race I që mba het këtë fundjavë në pistën e vetër të aeroportit në Sllatinë, është gara e parë në këtë disiplinë nga katër sa janë gjithsej në kalendarin e garave të FASK-ut.

Drejtori i garës, njëkohësisht kryetar i FASK-ut, Ismet Rexhepi, është optimist se gara do të kalojë ashtu siç është më së miri.

“Bëhet fjalë për një garë ku dinamikat janë të shpejta, prandaj besoj se anëtarët e skuadrës organizative, garuesit, shikuesit dhe institucionet që asistojnë në garë, të japin maksimumin dhe gjithçka të shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë numri një i FASK-ut.

Paraqitja në garë dhe pajisja me numrat startues bëhet të shtunën nga ora 09:00-10:30, në pistën e garave, ndërsa pas procedurave tjera nisin kualifikimet me dy vozitje, në të cilat garuesve do t’u matet koha dhe do t’u përcaktohen klasat.

15 minuta pas përfundimit të tyre fillon gara për klasat 16, 15, 14 dhe 13.

Të dielën, nga ora 10:00-10:45 është brifingun me garues, ndërsa gara për klasat 12, 11, 10, 9..., fillon në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat