Triumfi i parë i dha jetë Botërorit të Formula 1

Formula 1

Triumfi i parë i dha jetë Botërorit të Formula 1

Më: 7 maj 2024 Në ora: 15:57
Lando Norris

E diela në Majami do të mbahet mend gjatë nga Lando Norris.

Piloti i MekLaren mori fitoren e tij të parë në karrierë në Formula 1.

Një triumf i merituar për britanikun, pas një gare të zhvilluar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të ndihmuar edhe nga “Safety Car”, për shkak të aksidentit që përfshiu Magnusen dhe Sarxhent, ndërsa Norris shfrytëzoi gjithçka në mënyrë perfekte, duke fluturuar më pas përpara Maks Vershtapenit.

24-vjeçari nga Bristoli u shfaq në delir të plotë pas këtij suksesi të fantastik: “Kishte ardhur momenti, çfarë gare! E kam pritur për një kohë të gjatë dhe ia kam dalë, gjithashtu jam shumë i lumtur për ekipin. Ishte e fortë dhe e vështirë, ndihem si në qiellin e shtatë. Gjatë të gjithë fundjavës shkuam mirë, kisha disa kundër-kohë, por e dija që kisha ritmin e duhur. Bashkuam gjithçka në mënyrën më të mirë, ndërsa edhe strategjia ishte perfekte dhe për këtë dua të falënderoj MekLarenin”, deklaroi Lando Norris pas suksesit në tokën amerikane.

Një fitore që ishte edhe si një çlirim për pilotin anglez: “Jam krenar, shumë njerëz më kanë ndihmuar, ndërsa kam bërë edhe shumë gabime. Por qëndrova këtu sepse ata besuan tek unë dhe këtë ditë do ta mbaj me vete përgjithmonë”, deklaroi Norris.

VERSHTAPEN – Vendi i dytë nuk më ta lumturojë kurrë për mentalitet që ka, por Maks Vershtapen u shfaq i kënaqur, ndërsa përgëzon mikun e tij Lando Norris. “Mund të fitosh dhe mund të humbasësh dhe ne jemi mësuar me këtë gjë. Por gara këtu në Majami ishte e komplikuar dhe me gomat e mesme nuk kisha ndjesi të mira. Sapo pashë kohët e MekLarenit kuptova që po fluturonin, kështu që edhe nëse del i dyti duhet ta pranosh.

Jam i lumtur për Landon, pasi e di që ka kohë që e priste këtë fitore dhe nuk do të jetë e fundit për të. Në pistë na mungonte kontrolli dhe kemi punë për të bërë pasi edhe me ritmin nuk ishim mirë. Nuk ishte fundjava më e mirë e mundshme për ne”, u shpreh Maks Vershtapen. Botërori i Formulës 1 tashmë do të zhvendoset në Itali për ndalesën e shtatë sezonale, teksa më 19 maj do të mbahet Çmimi i Madh i Emilja Romanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat