Hamilton zbulon zëvendësuesin e tij te Mercedes

Formula 1

Hamilton zbulon zëvendësuesin e tij te Mercedes

Më: 17 maj 2024 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Para fillimit të këtij sezoni, lajmi “bombë” në Formula 1 ishte ai i largimit të Lewis Hamilton nga Mercedes te Ferrari në vitin 2025. Edhe pse kanë kaluar disa muaj, makina gjermane nuk e ka gjetur ende zëvendësuesin, por piloti britanik i jep një këshillë Toto Wolff, shefit të Mercedes.

Javët e fundit ka pasur disa emra të pilotëve të konsideruar si të përshtatshëm për të plotësuar këtë vend bosh, nga Carlos Sainz (i cili do të largohet nga Ferrari për t’i lënë vendin Hamilton) deri te kampioni në fuqi i botës Max Verstappen.

Por janë të shumtë ata që mendojnë se skuadra duhet t’i japë një shans pilotit të ri italian Kimi Antonelli.

17-vjeçari nga Bolonja, i cili garon me Prema në Formula 2, shpreson të ketë shansin të pilotojë Mercedes vitin e ardhshëm (ka shanse të garojë me Williams). Vetë Hamilton mendon se trashëgimtari i tij ideal do të ishte Antonelli: “Sinqerisht, nuk e kam idenë se cilat janë planet e Toto”.

“Për mua, punësimi i një të piloti të ri do të ishte veprimi i duhur.

Nëse do të ishte puna ime të zgjidhja me siguri do të merrja Kimi Antondelli. Unë e kam këshilluar Wolff për këtë pilot të ri dhe ai e ka marrë në konsideratë si ide.

Tashmë u takon atyre të vendosin”, u shpreh 7 herë kampioni i botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat