Vettel mban gjallë shpresat, ja çfarë ndodhi në provat kualifikuese

Formula 1

Vettel mban gjallë shpresat, ja çfarë ndodhi në provat kualifikuese

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 21:28
Sebastian Vettel

Sebastian Vettel me Ferrari rikthehet protagonist, duke siguruar “pole position” sot në mbrëmje në pistën “Hermanos Rodriguez”, të vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Meksikës në Formula 1.

Piloti gjerman i “kokëkuqes” dha kohën 1’16″488, duke lënë pas Max Verstappen me Red Bul, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua Lewis Hamilton me Mercedes.

Provat zyrtare ishin një spektakël, me pilotët që duelonin pas çdo xhiro mes tyre për kohën më të mirë dhe në momentin e fundit triumfoi Vettel, që zhvilloi një xhiro të përkryer.

Ky është “pole” numër 50 për pilotin gjerman në karrierë, që e nis garën nga vija e parë, duke shpresuar ende të mbajë gjallë shanset për titull nesër në garë, duke parë se Hamilton niset i treti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat