E enjte, 25 shkurt 2021
  • Sulmi me fishekzjarrë

    Një burrë hedh fishekzjarrë në drejtim të policisë greke, gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestuesit kundërshtuan ndërtimin e një kampi migrantësh në afërsi të qytetit Mantamados, në verilindje të ishullit Lesbos, më 25 shkurt, 2020. Policia greke doli në rrugët e Lesbosit dhe Chios pasi qeveria vazhdoi planet e saj për ndërtimin e kampeve të reja të migrantëve. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, në mënyrë që punëtorët të mund të vazhdonin me ndërtimin e kampit, tha një burim policor për agjencinë AFP. Fotoja është publikuar nga Radio Evropa e Lirë, si një ndër fotot që ka karakterizuar vitin 2020. /BS/