E shtunë, 11 maj 2024
  • Çafka sqeplugë në Kosovë

    Fotografi që vazhdimisht sjell fotografi nga bota e egër, Arian Mavriqi, këtë herë ka publikuar fotografinë e një specie të rrallë që nuk jeton në Kosovë. Bëhet fjalë për Çafkën sqeplugë, të cilën e ka fotografuar në Komunën e Kamenicës dhe e ka publikuar në Facebook. "Kjo është Çafka sqeplugë! (Platalea leucorodia), për të cilën kisha shkuar special ta fotografoj në Shqipëri, dhe rastësia ishte se për herë të parë e shoh dhe e fotografoj në Kosovë, Komuna e Kamenicës. E veçanta e saj është sqepi i saj, prandaj edhe quhet sqepluga! Ajo është kthyer nga shtegtimi i largët nga Afrika, dhe ishte e vetme, derisa cila ishte ndalur për pak pushim e ushqim", ka shkruar Mavriqi në Facebook./BS/