E hënë, 14 qershor 2021
  • Momenti i rrallë, zogu përdor petalin e ‘lule-bananes’ si vaskë banje

    Rahul Singh është fotografi i botës së egër që ka kapur foto mahnitëse nga një rang i gjerë speciesh. Ato përfshijnë elefantë, drerë, çakallë, majmunë e rinocerontë. Por sado të bukura të jenë ato, pasioni i tij i vërtetë janë zogjtë që bëjnë fole në qytetin e tij. “Çdo gjë po shkonte normalisht, kur papritur, unë u shokova kur pashë zogun e kuqtë që nisi të bënte një banjë në petalin e lules në formë bananeje”. Fotot tregojnë në fakt atë që quhet lule-banane, e cila mbledh ujin nga vesa e mëngjesit në një prej petaleve të saj. Dhe zogu i vogël vetëm 7 cm i gjatë, përfitoi në maksimum për t’u freskuar në një ditë të nxehtë. Pasi mori nektarin, zogu këngëtar u freskua duke u leshuar brenda petalit në formë vaske.