E enjte, 02 maj 2024
  • 28 nëntori, Dita e Flamurit

    28 Nëntori është dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e nisjes së rrugëtimit të saj si një shtet më vete, i shkëputur nga Perandoria Osmane. Kjo datë është historikisht e veçantë për shqiptarët në të gjithë botën pasi shënon dy ngjarje historike: shpalljen e pavarësisë më 1912 dhe çlirimin e Krujës nga Skënderbeu më 1443. Të dyja këto ngjarje kanë të bëjnë me ngritjen e flamurit të arbërit, ndaj edhe 28 Nëntori quhet ndryshe Festa e Flamurit. /Fotografia: Arben Llapashtica