E martë, 14 maj 2024
  • Boudicca, mbretëresha kelte që luftoi ndaj romakëve

    “Tani do të luftoj për lirinë time të humbur”. Këto janë fjalët e  Mbretëreshës Boudicca, sipas historianit të lashtë Taciti, teksa ajo  thirri popullin e saj të lëshohej në luftë ndaj romakëve pushtues në Britani.

    Boudicca ishte mbretëresha e fisit Iceni, një fis kelt i cili ishte bashkuar me një numër  fisesh britanike në revoltë kundër forcave pushtuese të Perandorisë Romake në vitet 60-61 pas Krishtit. Ndërsa ajo korri sukses në mposhtjen e Romakëve në tri beteja te mëdha, fitoret e tyre nuk do zgjatën. Romakët u mblodhën dhe në fund  ekzekutuan mijëra persona të fisit Iceni dhe duke marrë pjesën tjetër si skllevër. Emri Boudicca i ka rezistuar historisë si mbretëresha guximshme luftëtare e cila ka luftuar për liri nga shtypja, për veten e saj, dhe të gjitha fiset kelte të Britanisë

3 / 11