E shtunë, 11 maj 2024
  • Detaji që duhet të ketë bluza juaj këtë verë

    Që detajet bëjnë diferencën, mund të duket fjali klishe, por është e vërtetë absolute! Këshilla e vetme që duhet të mbani mend sa herë visheni. Nuk ka rëndësi sa minimalistë jeni, një detaj ndryshon gjithçka! Këtë sezon përshembull, kryefjala e bluzeve të verës janë lidhëset!

    Bluzet me lidhje janë sensuale, elegante dhe të rehatshme! Mund t'i vishni me xhinse, pantallona, funde apo çfarë të doni ju dhe do të duken njësoj bukur! 

    Mëngët e fryra dhe një lidhëse e vogël në mes, bën më të mirën e siluetës të dalë në pah. Ah dhe lajmi më i bukur është se ky model bluzeje gjendet lehtësisht me çmime ekonomike. 

    Mund të jetë një ngjyrëshe, me printe, saten, pambuk dhe çdo gjë tjetër! Mjafton të ketë një lidhje në të!

1 / 7