E martë, 19 mars 2024
  • Reagimet e sinqerta të 17 grave pas frazës “Ti je e bukur”

    Në vitin 2016, fotografi turk, Mehmet Genç, i cili po ashtu njihet edhe me pseudonimin Rotasiz Seyyah, postoi fotografi të grave autoktone nga çdo vend që vizitoi.

    Shumica e jetesës së këtyre grave rrotullohet rreth punës së tyre të palodhur dhe fotografi zbuloi se shikimet e tyre ishin shpesh të trishtuara. Kështu, që ai gjeti një truk të bukur për t’i bërë ato të buzëqeshin: i rikujtoi secilës prej tyre se ishin të bukura, pavarësisht çdo gjëje.

    Pasi i dëgjonin këto fjalë, gratë, që në fillim dukeshin me fytyra të shqetësuara ose trishtuara, filluan të shfaqnin buzëqeshje të ndrojtur dhe të sinqertë.

    Fotografitë e mëposhtme dëshmojnë se një kompliment i thjeshtë mund të ndryshojë botën e një personi.

1 / 8