E premte, 26 prill 2024
  • Pamje mahnitëse nga natyra…

    Një fotografi që iu bllokua puna si pasojë e koronavirusit, shpenzoi të gjithë këtë kohë për të botuar një libër me të gjithë fotografitë e tij më të mira, për të shërbyer kjo si një frymëzim për të tjerët.

    Fotografi 36-vjeçar, Thomas Heaton, përfshiu në librin fotografik dhjetëra imazhe malesh, ujëvarash të freskëta, e lartësish të admirueshme. I gjithë koleksioni fotografik, përmban punime që janë kryer në harkun kohor të pesë viteve. Fotografi, është shprehur për mediat vendase se si i lindi ideja për këtë projekt dhe impaktin që ky libër i botuar nga ai kishte tek audienca.

    “Kur u gjendëm në mes të një pandemie, e gjithë puna ime u bllokua. Duke mos qëndruar dot larg natyrës, së bukurës dhe gjërave që për mua janë me vlerë, vendosa që të botoja një libër me fotografitë e mia më të mira. Unë mendoj që ka dalë një punë e mirë, të gjithë njerëzit që e kanë parë deri më tani kanë mbetur të mrekulluar. Ndihesh vërtetë i lumtur kur merr vlerësime për punën që bën”, tha fotografi.

1 / 11