E mërkurë, 27 janar 2021
  • Një pallto të bardhë patjetër duhet ta ketë çdo femër në gardërobë

    Qe si ta bartni trendin kryesor këtë dimër pa gabime! bAsociacioni i parë kur është fjala për modën dhe dimrin janë gjithmonë disa nuanca më të errëta, mirëpo sivjet rregullat ndryshojnë.

    Mu për këtë në rrugë gjithnjë e më shpesh mund të shihni xhaketa dhe pallto me ngjyra më të shndritshme, posaçërisht është veçuar ngjyra e bardhë, si trend kryesor i sezonit.

    Duken posaçërisht të fuqishme veshjet monokromatike të kësaj nuance. Ekspertët e modës janë të një mendimi, secila femër me stil patjetër duhet të ketë një pallto të këtillë.

    Në trend pothuajse janë të gjitha modelet dhe gjatësitë, ndërkaq ju duhet vetëm të zgjidhni atë i cili më së shumti ju pëlqen.

    Tani, trendet prej pambuku ose kashmiri të bardhë i thyejnë të gjitha rregullat e veshjeve të dimrit. E bardha mund të vishet në mënyra të ndryshme, dhe nëse modelet e famshme e bëjnë këtë, pse të mos e provosh?

    Në vazhdim gjeni inspirimin për krijimin e stilit perfekt në të cilin rolin kryesor do ta ketë palltoja plotësisht e bardhë.

1 / 7