E martë, 14 maj 2024
  • Adam Levine tashmë komshi me Meghan dhe Harryn, blen shtëpinë me vlerën 22.7 milionë dollarë

    Adam Levine i është shtuar listës së personave të famshëm që kanë një shtëpi në Montecito.

    Bashkë me gruan e tij modele, Adam do jetojë në shtëpinë që e bleu për 22.7 milionë dollarë. Ajo ka 9 dhoma gjumi, 11 banjo dhe ka një sipërfaqe prej 21043.7 metrash katrorë. Në po të njëjtën zonë banojnë Meghan dhe Princ Harry, Oprah Winfrey dhe Ellen DeGeneres.

    Shtëpia është ndërtuar më 1923-in, është historike si ndërtesë dhe ka shumë gjelbërim rreth e rrotull.

    Në të përfshihet një kinema e vogël, pishinë, qilar vere, fushë tenisi dhe është shumë shik e moderne.

1 / 10