E diel, 12 maj 2024
  • Një udhëtim mes fotosh, për herë të parë në shtëpinë e Mila Kuins dhe Ashton Kutcher

    Mila Kuins dhe Ashton Kutcher kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre për kopertinën e ‘Architectural Digest’.

    Shtëpia ndodhet në Los Angeles dhe nuk është blerë si pronë e kompletuar, por është ndërtuar nga themelet e deri në fund me ndihmën e një arkitekti të njohur në SHBA dhe një interior dizajner.

    Shtëpia ka stilin e një ferme moderne dhe aty janë mbjellë vërtetë ushqime të ndryshme që Mila dhe Ashton i kanë rritur gjatë pandemisë. Shtëpia është sa moderne edhe e vjetër në stil. Është e punuar me dru në pjesën më të madhe dhe është shumë familjare.

    Ky ka qenë dhe fokusi i çiftit që janë bashkë prej vitesh. Gjithë imazhi që kishin në mendje është realizuar në këtë formë.

    Fotot do ju mahnisin, ndaj ja tek i keni…

1 / 9