Ura më e gjatë që lidh dy brigje detare, një nga mekullitë e botës - Bota Sot
E premte, 18 tetor 2019
  • Ura më e gjatë që lidh dy brigje detare, një nga mekullitë e botës

    Ajo lidh Hong Kongun dhe Macaun me qytetin kinez Zhuhai dhe është një vepër infrastrukturore që ka kushtuar plot urë 20 miliardë dollarë. Ura kineze konsiderohet si më madhështorja dhe më e gjata në botë dhe është hapur zyrtarisht këtë të martë, në një ceremoni ku mori pjesë edhe presidenti kinez Xi Jinping.

    Plot 9 vite pas fillimit të punimeve, super-ura 55 kilometra e gjatë që duhet të hapej në vitin 2016, por që pati disa vonesa të vazhdueshme deri tani, u hap zyrtarisht duke shënuar kështu përfundimin e urës më të gjatë në det të ndërtuar ndonjëherë.

    Ajo është një nga elementët e rëndësishëm të planit të Kinës për një zonë më të madhe të gjirit, që mbulon 56.500 kilometra katrorë përgjatë Kinës së Jugut dhe përfshin 11 qytete, përfshirë Hong Kongun dhe Macaun, ku jetojnë 68 milionë njerëz.

    Gjashtë vite janë dashur për projektimin, 8 vite punë, një tunel 6.7 km i gjatë që lejon kalimin e anijeve dhe një ishull artificial 625 metra katrorë, që në vetvete është mbresëlënës.

    Projektuesit thonë se, ura do të shkurtojë udhëtimin mes qyteteve nga 3 orë, në 30 minuta, e kjo do t’iu mundësojë udhëtarëve dhe turistëve të lëvizin më lehtësisht në rajon. Gjithsesi, automjetet private do të mund ta përdorin atë vetëm pasi të kenë aplikuar për një leje speciale.

    Projekti i urës është kritikuar jo pak në Hong Kong, ku ka pasur pak kërkesë publike apo oreks për lidhje më të ngushta me Macaun apo Zhuhain, ndërkohë që ekzistonte edhe frika se qyteti do të tejmbushej me turistë nga Kina.

    Në vitin 2016, Hong Kongu shënoi 56.7 milionë turistë, krahasuar me 38.6 milionë që janë regjistruar në Britaninë e Madhe, që është një vend ndjeshëm më i madh. Kritikët e qeverisë kineze mendojnë se ura është konsideruar si një mjet për ta tërhequr qytetin, që gëzon një legjislaturë gjysmëdemokratike dhe gjyqësor të pavarur, më afër kontrollit të Pekinit.

1 / 21