Safet Gjici, pas blerjes së Eduart Rrocës, ka konfirmuar edhe lojtarin tjetër të Luftëtarit, Vasil Shkurtaj. Në një prononcim për “A2”, numri 1 i skuadrën verilindore është shprehur se marrëveshja me klubin është arritur.
“Nuk jemi në garë me Partizanin për Vasil Shkurtaj. Ai do të jetë lojtar i Kukësit. Kemi arritur akordin financiar me klubin e Luftëtarit dhe tashmë mbeten vetëm detajet me lojtarin. Besoj se gjithçka do të mbyllet në ditët në vazhdim. Shkurtaj është lojtar i Kukësit” u shpreh Gjici. Ai gjithashtu ka komentuar edhe ecurinë e skuadrës në këtë sezon. “Mund të kishim marrë disa pikë më tepër, por na ka penalizuar fakti që luajmë jashtë fushe. Gara për titull është e fortë. Jemi aty, por besoj se në fund do ta arrijmë objektivin”, ka përfunduar Gjici.