Mourinho, vjen oferta surprizë pas shkarkimit nga United

Futboll

Mourinho, vjen oferta surprizë pas shkarkimit nga United

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 20:00
Jose Mourinho

Boca Juniors po kërkon një trajner nga Europa për ta drejtuar sezonin tjetër dhe pasi dështoi të sillte në Argjentinë italianin Antonio Conte, tani i ka hedhur grepat portugezit Jose Mourinho. Ky i fundit u shkarkua pak ditë më parë nga detyra e trajnerit të Manchester United dhe është aktualisht është pa ekip.

Lajmin e ka konfirmuar “TNT Sports”, sipas së cilës drejtori sportiv i ekipit të Boca Juniors, Nicolas Burdiso, i ka kërkuar trajnerit portugez të vijë në Argjentinë për të drejtuar finalistët e Copa Libertadores (Boca u mund në finale nga River Plate). Kjo kërkesë ka ardhur pas një bisede telefonike që i ka patur me trajnerin dy ditë më parë, kur Burdiso u zgjodh në këtë detyrë.

Mourinho, që e ka patur lojtar tek Interi, ka telefonuar Burdiso për ta përgëzuar për detyrën e drejtorit sportiv të Boca Juniors. Burdiso ka përfituar nga rasti për t’i kërkuar trajnerit portugez që të marrë frenat e Boca Juniors, aktualisht pa trajner, pas dorëheqjes së Guillermo Schelotto, i cili u largua pas humbjes në finalen e Libertadores.

Për momentin nuk ka asnjë reagim nga ana e Jose Mourinho, nëse do ta pranojë këtë detyrë apo jo, nëse do të udhëtojë për në Amerikën Latinë apo jo. Portugezi ka thënë se ofertat nuk i mungojnë dhe se do të bëjë një jetë të qetë familjare deri sa të vendosë për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat