Legjenda e Kosovës me kokë përmbysur te dera! Pisllëku tanët anët! Revistat e seksit...

Futboll

Legjenda e Kosovës me kokë përmbysur te dera! Pisllëku tanët anët! Revistat e seksit...

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 12:19
Legjenda e Kosovës me kokë përmbysur te dera! Pisllëku tanët anët! Revistat e seksit...

E para, pisllëku në lokalet e klubit të futbollit Ferizaj. Ndryshe nuk mund të quhet, për faktin se në lokalet e stadiumit të vjetër në qytetin e Ferizajt, janë hedhur në tokë librezat e disa lojtarëve, sigurisht të asaj periudhe. E dyta, shihen letra të shumta për tokë, thuajse i takon një vendi në xhungël dhe jo një stadiumi, që vjen nga një qytet i moderuar. Aty për fat të mirë mungojnë vetëm revistat e seksit! Më e dhimbshmja është korniza e legjendës së futbollit ferizajas dhe të Kosovës, Ismet Shabani. Korniza është përmbysur, ky është turpi. 

Image

Këto janë fotografitë më të reja që u siguruan dhe gjithsesi se dikush duhet të ndërhyjë dhe jo të kemi në këtë gjendje stadiumin dhe lokalet, që është rrezik nesër dikush nga të rinj të shfrytëzojnë këto lokale edhe për seks, nëse nuk mbahen në kontroll! Ish futbollisti ferizajas, Ardian Jashari, përmes një shkrim në facebook, ka shpreh brengën, sepse nuk mund të durojë një gjendje të tillë në një klub, ku lënë trupin.

Image

“Në çdo fundvit përkrah festave tjera shënohen edhe të arriturat në sport dhe njëherit zgjidhen sportistët më të mire, trajnerët më të mirë, menaxherët më të mirë, klubet më mirë të organizuara etj. Persona të kyqur në mënyra të ndryshme në futboll me rastin e zgjedhjes së më të mirëve kishin mbushur Facebook-in me foto, edhepse shumë prej tyre nuk e meritojnë të jenë as në tribuna!

Sa i përket futbollit në qytetin tim, përkatësisht KF Ferizaj është në një gjendje aspak të volitshme për shkak të keqmenaxhimit të klubit.

Image

Klubi nuk është vetëm një strukturë prej pesë (5), dhjetë (10) apo njëzet (20) personave dhe pronë e tyre, por klubi është publik dhe njëherit është, frymë e qytetit, traditë, histori, dashni, jetë, tifozllëk etj, etj, por përgjegjësinë për ecurinë e kanë ata që menaxhojnë me klubin, së bashku me drejtorinë sportive e deri te Kryetari i Komunës!

Image

Për gjendjen e stadiumit ‘Ismet Shabani’ askush s’po flet, shpresojmë që është në dorë të Prokurorisë!

Image

Para pak ditësh më erdhën një mori fotosh nga ky stadium ku është dhunuar edhe arkiva edhe historia e klubit, e përgjegjës po kuptohet kush është!”, shkruan Jashari.  Duhet të ndërmerren masa sa më shpejt, të pastrohet ky pisllëk, të rinovohet stadiumi ‘Ismet Shabani’ dhe t’i kthehet pastërtia, bukuria ashtu si i ka hije dhe të jemi model për qytetet tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat