Reali ofron Asension për Salahun

Futboll

Reali ofron Asension për Salahun

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 09:23
Mohamed Salah

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, do të jetë prioriteti kryesor i Real Madridit për vitin 2019.

Presidenti i klubit mbretëror, Florentino Perez, po mendon që ta ofrojë Marco Asension si pjesë të marrëveshjes për ta sjellë në “Bernabeu” Salahun.

Reali nuk është i kënaqur me paraqitjet e Asensios në këtë stinor, i cili ka shënuar vetëm një gol në 16 paraqitje.

Ndërsa, Salah ka shënuar 15 gola në të gjitha garat me Liverpoolin në këtë stinor, dhe Perez po shpreson që ta transferojë Salahun për ta mbuluar boshllëkun e Cristiano Ronaldos, i cili kaloi te Juventusi gjatë verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat