Ashpërsia në konferencë i kushton Allegrit

Futboll

Ashpërsia në konferencë i kushton Allegrit

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 12:47
Ashpërsia në konferencë i kushton Allegrit

Pas barazimit ndaj Atalantës, trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, u shpreh ashpër në konferencën për shtyp, kur u pyet mbi arbitrimin, por teksa vlerësoi paraqitjen e “bilbilit” Banti, ai nuk ngurroi që të sulmonte presidentin e Napolit, De Laurentis, dhe drejtuesit e federatës, në mënyrë indirekte që nuk morën masa ndaj deklaratës së tij:

“Mungon respekti dhe vazhdojmë të lëshojmë akuza me keqdashje mbi arbitrat (duke iu referuar De Laurentisit) dhe më pas ka presidentë që habiten pse shohin nervozizëm në tribuna. Por akoma më keq është kur krerët e federatës lejojnë që këto deklarata të lëshohen dhe të mos dënohen”. Kjo shfryrje e Allegrit, dhe ndoshta me të drejtë duke parë se çfarë ndodhi përpara dhe pas Inter-Napoli, i ka kushtuar atij 10 mijë euro gjobë, nga gjykatësi sportiv italian, për “Vlerësim të pabazuar në drejtim të drejtuesve të federatës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat