Guardiola nuk po mendon për zëvendësuesin e Fernandinhos

Futboll

Guardiola nuk po mendon për zëvendësuesin e Fernandinhos

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 19:41
Foto

Manchester City nuk do të mund të llogarisë edhe shumë gjatë në shërbimet e Fernandinhos, shkaku i moshës së brazilianit.

Për këtë fakt, emra të shumë mesfushorëve kanë përfunduar në listën e dëshirave të Manchester City, duke filluar nga Julian Weigl e deri tek Frenkie de Jong.

Por, trajneri i “Citizens”, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se nuk do të ketë asnjë nënshkrim për zëvendësuesin potencial të Fernandinhos, gjatë janarit.

“Mendoj se kemi përgjigjen e qartë për këtë çështje. E kemi pranuar dy herë” ka thënë Guardiola

“Ne tentuam gjatë verës, por kur lojtarët nuk duan të transferohen këtu, çfarë mund të bëjmë?” ka ishin fjalët e spanjollit.

“Unë kurrë në karrierën time nuk jam ankuar në atë se çfarë bën skuadra. Ata bëjnë më të mirën sepse edhe ata duan të fitojnë. Ata mundohen të sigurojnë më të mirat për skuadrën” ka thënë ndër të tjerash ish trajneri i Barcelonës dhe Bayernit.

Manchester City ka dy ndeshje radhazi pa fitore dhe nesër do të luaj ndeshjen e fundit për këtë vit, në udhëtim kundër Southampton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat