Behrami: Unë nuk jam njëri nga ata që jetojnë...

Futboll

Behrami: Unë nuk jam njëri nga ata që jetojnë...

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 11:43
Behrami: Unë nuk jam njëri nga ata që jetojnë...

Udinese ka arritur të marrë një fitore tejet të rëndësishme në kampionat përballë Cagliarit. Skuadra bardh e zi ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund triumfoi me rezultat të pastër 2:0.

Në këtë takim ishte golashënues edhe mesfushori shqiptar Valon Behrami, që realizoi një gol të bukur në minutën e 57-të.

Mitrovicasi pas ndeshjes foli për televizionin e klubit ku tha se nuk e ka si synim të jetë golashënues.

“Është një kënaqësi kur shënon, por unë nuk jam njëri nga ata që jetojnë për të shënuar gola”, deklaroi Behrami.

“Të gjithë u gëzuan, njerëzit e klubit, shokët e skuadrës dhe stafi por unë e kam mënyrën time të të menduarit dhe për mua më shumë vlen fitorja e ekipit se goli im”, tha mesfushori nga Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat