Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde mund të largohet nga pozita e trajnerit të katalunasve.
Kështu ka konfrimuar ai në një deklaratë dhënë mediave spanjolle, duke thënë se nuk është i sigurtë për të ardhmen e tij.
“Unë nuk mendoj për plane afatgjate. Zakonisht fajin u’a lënë trajnerëve. Nëse fitoi të gjithë marrin merita, por nëse humbni të gjithë i kthejnë sytë nga ju”, vazhdoi Valverde.
Ai gjithashtu potencoi faktin se nuk i dihet deri në fund të edicionit, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sa i përket të ardhmes si timonier i kampionëve aktual spanjoll.
Kujtojmë se blaugrana gjendet në vendin e parë në La Liga me gjithsej 37 pikë të arkëtuara në 17-të ndeshje, ku kanë tre më shumë se Atletico Madrid i pozitës së dytë dhe tetë më shumë se rivali i përbetuar, Real Madridi, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kjo për shkak të pjesëmarrjes në kupën e botës për klube, kompeticion të cilin galaktikët edhe e fituan për herë të tretë rradhazi.