Reali nuk dorëzohet, futet sërish në garë për Hazard

Futboll

Reali nuk dorëzohet, futet sërish në garë për Hazard

Më: 27 janar 2019 Në ora: 10:07
Eden Hazard

Ditët e fundit u fol se Real Madrid kishte bërë ofertë për Christian Eriksen të Tottenham, por sipas asaj që shkruan As, ata kanë rikthyer interesin për Hazard.

Duke parë që belgu është lojtar më i pëlqyer dhe kushton po aq sa danezi për shkak se ka vetëm një vit në kontratë, madrilenët kanë vendosur që të veprojnë me mend.

Nëse 28-vjeçari kalon në janar shifra e transferimit pritet të jetë diku tek 100 milion euro.

Reali do të përfitojë për shkak se ka edhe një vit kontratë, pasi lojtarë të kalibrit të tij në ditët e sotme kushtojnë mbi 200 milion euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat