Ish-sulmuesi i Realit përfundon te Betis

Futboll

Ish-sulmuesi i Realit përfundon te Betis

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:18
Jese Rodriguez do të luajë deri në fund të këtij sezoni për Betis Sevilla

Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe PSG, Jese Rodriguez do të luajë deri në fund të këtij sezoni për Betis Sevilla.

Spanjolli u ble nga klubi francez për 25 milionë euro, por nuk mundi të zinte nje vend në formacionin titullar të kampionëve të Francës.

Jese ka luajtur i huazuar edhe te Stoke, por ka më shumë se një vit që nuk luan një ndeshje të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat