Sadio Mane habit për Xherdan Shaqirin, fjalë të papritura!

Futboll

Sadio Mane habit për Xherdan Shaqirin, fjalë të papritura!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:55
Sadio Mane habit për Xherdan Shaqirin, fjalë të papritura!

Xherdan Shaqiri është një pasuri e madhe e futbollit, e sidomos për Liverpoolin që ka në radhët e saja yllin nga Kosova dhe të Kombëtares së Zvicrës. Me Shaqirin Liverpooli ka ndryshuar për të mirë dhe është i frikshëm për secilin rival jo vetëm në Premier League. Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, e lavdëron Xherdan Shaqirin. “Jemi më të fortë sepse kemi blerë lojtarë kryesorë”, ka thënë Mane.

Image

Gjashtë gola, dy asistime të Shaqirit në petkun e Redsave. Ndërkohë, ylli zviceran është i domosdoshëm për trajnerin Jürgen Klopp. Gati 17 milionë franga janë hedhur nga Reds për Shaqirin verën e kaluar. Të mërkurën, luajnë kundër Leicester Cityt. Një tjetër ndeshje që kërkojnë fitore për të bërë hapin drejt titullit në kampionat. Redsat aktualisht po udhëheqin me sukses tabelën e Premier League. “Është shumë herët për të folur për titull”, tha Mane.

Mane shpjegoi suksesin e ekipit: “Në verë kemi blerë lojtarë kyç që e bëjnë ekipin tonë më të fortë”, thotë ai, natyrisht edhe Xherdan Shaqirin. "Me ta kemi më shumë mundësi për të luajtur më mirë se një vit më parë", tha Mane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat