Reagon Ronaldo pas dështimit të Juves ndaj Parmës

Futboll

Reagon Ronaldo pas dështimit të Juves ndaj Parmës

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 08:57
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo këmbëngul se Juventusi nuk është i brengosur pas barazimit ndaj Parmës të shtunën në Serie A.

Ronaldo shënoi dy herë në barazimin 3-3 të Juventusit në “Allianz Stadium”, duke e çuar në 17 numrin e përgjithshëm të golave në Serie A deri tani, por ekipi i tij lëshoi epërsinë prej dy golave dhe humbi dy pikë nga ky takim, transmeton Gazeta Express.

“Ky është futbolli. Jam i lumtur për golat, por jo edhe për rezultatin. Parma i priti gabimet tona dhe luajtëm shumë mbrapa në minutat e fundit”, tha Ronaldo për DAZN.

Bardhezinjtë janë duke kaluar nëpër formë jo të mirë kohët e fundit, pasi iu desh të luftonin për një rikthim për ta mposhtur Lazion 2-1, humbën 3-0 ndaj Atalantës në Kupën e Italisë dhe u ndalen me barazim nga Parma në minutat shtesë të ndeshjes.

“Nuk mendoj se kjo ka të bëjë me nivelin e kondicionit apo stërvitjeve shtesë. Ky është futbolli, të gjithë e shikojnë Juven sepse ne jemi ekipi më i mirë dhe ata tentojnë t’i studiojnë mënyrat për të na mposhtur, ama ne thjesht duhet të qetësohemi”, shtoi ai.

“Ne nuk jemi të brengosur, sepse kemi besim në ekip, në tekniken tonë, në trajnerin dhe stafin. Nuk kemi përse të brengosemi”, insistoi Cristiano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat