Allegri: Çështja e mbyllur, Dybala ka kërkuar falje

Futboll

Allegri: Çështja e mbyllur, Dybala ka kërkuar falje

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 16:07
Paulo Dybala ka kërkuar falje për sjelljet e tij gjatë barazimit 3:3 me Parman.

Massimiliano Allegri ka treguar se Paulo Dybala ka kërkuar falje për sjelljet e tij gjatë barazimit 3:3 me Parman.

Dybala kishte qëndruar në bankën rezervë si i papërdorur, dhe argjentinasi ishte larguar nga ndeshja para kohe.

Pas asaj situate, Allegri kishte bërë shaka duke thënë se Dybala mund të ketë pasur të ftohtë dhe për atë arsye është larguar.

“Ai kërkoi falje, dhe ishte gjë e duhur nga një djalë i mençur si ai.  Ai është numri 10 dhe shiriti i kapitenit kur Chiellini nuk është aty” ka thënë Allegri.

“Ai bëri një veprim që nuk ishte i pëlqyer dhe e kuptoi këtë. Çështja është e mbyllur” ka thënë ndër të tjerash Allegri.

Juventus këtë fundjavë do të luaj në udhëtim tek Sassuolo. Mbetet të shihet nëse Dybala do të aktivizohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat