Ja si vjen Manchester Utd ndaj PSG-së

Futboll

Ja si vjen Manchester Utd ndaj PSG-së

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 17:55
Ja si vjen Manchester Utd ndaj PSG-së

Ndryshe nga PSG, Solskjaer ka mundësinë të zgjedhë nga një skuadër shumë herë më e plot e Manchester Utd në takimin e sotëm. Me përjashtim të Antonio Valencias dhe Mateo Darmianit, të gjithë futbollistët e tjerë të “djajve” janë në dispozicion të teknikut norvegjez për ndeshjen kundër PSG.

Mes shtyllave do të jetë natyrisht David De Gea, i cili përpara tij pritet të shohë të rreshtuar Ljuk Shoun dhe Eshli Jangun nga krahët dhe Lindelofin dhe Beilin në qendër. Por në qendër të repartit të mbrojtjes janë edhe dyshimet më të mëdha, sepse edhe Smolling dhe Xhons janë gati për të luftuar për një vend.

Në mesfushën me tre vetë nuk pritet të ketë surpriza me Pogbanë, Herrerën dhe Matiç. Ndërsa sulmi pritet t’i besohet dyshes më në formë të momentit, Marsial-Rashford, mbështetur nga Lingard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat