Kololli spektakolar, shënon nga penalltia me panenka përballë Napolit

Futboll

Kololli spektakolar, shënon nga penalltia me panenka përballë Napolit

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 00:45
Benjamin Kololli

Benjamin Kololli ka arritur të realizoj një tjetër gol në Ligën e Evropës.

Mesfushori nga Kosova ka qenë titullar për Zurichun në ndeshjen përballë Napolit të fituar nga skuadra italiane me rezultat 1-3.

Lorenzo Insigne, Jose Callejon dhe Piotr Zielinski kishin shënuar golat për ekipin e Carlo Ancelottit.

Ndërkohë golin e vetëm për Zurichun në këtë takim e shënoi reprezentuesi i Kosoves.

Kololli realizoi një gol spektakolar nga pika e bardhë në stilin panenka duke marrë duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në stadium.

Ky ishte goli i dytë i Benjaminit në Ligën e Evropës, pasi ai kishte arritur të shënonte edhe në fazën e grupeve përballë AEK Laranca.

Zurich pësoi humbje dhe do ta ketë tejet të vështirë të kaloj në raundin tjetër të Ligës së Evropës.

Ndeshja kthyese mes dy skuadrave zhvillohet një javë më vonë në Sao Paolo të Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat