Baste 400 mijë euro, nën hetim skuadra

Futboll

Baste 400 mijë euro, nën hetim skuadra

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 10:35
Baste 400 mijë euro, nën hetim skuadra

Në Itali ka nisur dje një hetim i gjerë për dyshime të forta se një ndeshje e Kategorisë së Dytë në Greqi është manipuluar javën që shkoi.

Bëhet fjalë për takimin Apollon Larisa-Aiginiakos 3:2 të luajtur të dielën. Ka pasur dyshime të forta se takimi ka qenë i “kopsitur” dhe se njerëzit e përfshirë në të kanë përfituar afro 400 mijë euro.

Ose më saktë: kanë qenë shumë pranë përfitimit të këtyre parave, por kompanitë e basteve në Itali kanë njoftuar autoritetet për shuma të çuditshme dhe për rezultat gati të pabesueshëm. Pasi kësaj është vënë në lëvizje edhe Interpoli, i cili ka nisur një hetim të gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat