Mbrojtësi shpërthen ndaj Kovac: Trajneri nuk po më respekton

Futboll

Mbrojtësi shpërthen ndaj Kovac: Trajneri nuk po më respekton

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 08:53
Rafinha

Mbrojtësi i Bayern Munich, Rafinha, ka shpërthyer pas një tjetër sfide pa u aktivizuar në Bundesliga. 

Bayern mposhti Hertha 1-0 në shtëpi, por Rafinha nuk luajti as edhe një minutë të vetme, megjithëse Joshua Kimmich ishte një karton larg pezullimit dhe trajneri Niko Kovac i kishte premtuar se do ta aktivizonte për ndeshjen ndaj Liverpool, ku Kimmich është i pezulluar për kartona. 

“Së fundmi trajneri nuk po më respekton,” shprehet Rafinha për Bild. 

“Unë jap gjithçka në stërvitje. Është e vështirë të mbetem i motivuar. Stërvitem mirë, por nuk luaj. 

“Ai po tregohet i padrejtë. Nuk e di pse. Unë gjithmonë jap 100%, por ai nuk ka besim tek unë. Nuk e di se çfarë mendon ai. 

“Me Heynckes, Ancelotti dhe Guardiola-n, unë luaja. Mbase ata nuk ia kanë idenë futbollit, sepse me ta luaja gjithmonë. 

“Nuk e di arsyen. Trajneri e di që unë do të largohem në fund të sezonit, mbase kjo është arsyeja.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat