Ish ylli i Barcelonës përfundon në radarin e Milan dhe Dortmund

Futboll

Ish ylli i Barcelonës përfundon në radarin e Milan dhe Dortmund

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Borussia Dortmund dhe Milan janë duke monitoruar ish yllin e skuadrës së Barcelonës.

Gerard Deulofeu, i cili tashmë paraqitet me skuadrën e Watford, po vëzhgohet nga Dortmund dhe Milan, raporton ‘Calciomercato’.

Kontrata e tij tek Watford është e vlefshme vetëm deri në vitin 2020, dhe duket se nuk do të ketë marrëveshje për rinovim.

Deulofeu është paraqitur edhe më parë në Serie A, pikërisht me skuadrën e Milan, ku kaloi një kohë të mirë.

Por, në konkurrencë me ish skuadrën e tij do të jenë edhe liderët aktual të Bundesliga, Borussia Dortmund.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendos lojtari për të ardhmen e tij. Kujtojmë se ai luan si sulmues anësor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat