Rrëfehet ish-lojtari i Chelsea: Mourinho më shkatërroi

Futboll

Rrëfehet ish-lojtari i Chelsea: Mourinho më shkatërroi

Më: 3 mars 2019 Në ora: 06:57
Mourinho

Ai ka dëshirë të konfirmohet mes më të mirëve, por karriera e tij ka rrezikuar as që të mos nisë. Nathan Ake ka gjetur lumturinë te Bournemouth, ku u transferua në verën e 2017-ës për më shumë se 20 milionë euro pas sezoneve të kaluara te Chelsea. 

Ka debutuar me Rafa Benitez, por ka rrezikuar t'i thotë lamtumirë ëndrrës me Jose Mourinho-n. Holandezi mund të marrë frymë lirisht sot dhe të shijojë rolin e titullarit në një kampionat të vështirë si Premier League, por nuk mund të harrojë atë që i ka ndodhur në vitet e kaluara në "Stamford Beridge". 

Ake mendonte se karriera e tij do të kishte qenë në rritje të vazhdueshme në 2012-ën, siç ka pranuar vetë lojtari për "Daily Telegraph": 

"U bëra pjesë e skuadrës së parë te Chelsea dhe kam luajtur me Benitez-in... Në sezonin pasues, pas largimit të Rafa-s, mendoja se do të ishte radha ime, por skuadrën e mori Mourinho dhe, pa bërë asnjë stërvitje, përfundova tek ekipi i dytë". 

Një hap mbrapa i papritur që e ka detyruar të rifillojë nga zero. 

Nga 2013-ta e në vazhdim, Ake ka patur shumë vështirësi, duke luajtur vetëm shtatë ndeshje në tre vitet që "Blutë" janë drejtuar nga trajneri portugez. 

"Ka qenë nja nga gjërat më të vështira që më është dashur të pranoj: isha i shkatërruar. Gjithçka po shkonte mirë, kisha luajtur disa ndeshje dhe isha lojtari i ri i vitit, por përfundova përsëri te rezervat". 

Gjashtë vite më vonë, Ake është bërë një lojtar i rëndësishëm për Bournemouth-in e Eddie Howe, ndërsa Jose Mourinho është në kërkim të një skuadre pas shkarkimit nga Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat