Legjenda e Arsenalit kritikon Mustafin: Është mbret i gabimeve

Futboll

Legjenda e Arsenalit kritikon Mustafin: Është mbret i gabimeve

Më: 4 mars 2019 Në ora: 15:22
Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi vazhdon të ketë telashe tek Arsenali.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare por që luan me Gjermaninë, po kalon në një formë të dobët tek Arsenali, shkruan KosovaPress.

Në derbin e kësaj jave ndaj Tottenhamit, Mustafi shkaktoi penalltinë të cilën e ktheu në gol Harry Kane, dhe ndeshja u mbyll 1-1.

Ish-fubollisti i Arsenalit, Emmanuel Petit në një intervistë për Goal, ka deklaruar që është i çuditur me trajnerin Unai Emmery, se pse vazhdon ta inkuadrojë në lojë Mustafin përkundër gabimeve të shumta që bënë ai.

“Jam befasuar kur e kam parë se Emery kishte vendosur të luante me Mustafin në mbrojtje, duke e ditur se ai është mbret i gabimeve trashanike”, theksoi Petit.

“Ndonëse nuk do të duhej të ishte penallti, pasi më herët katër lojtarë të Tottenham ishin në pozitë jashtë loje, prapë Mustafi ishte ai që e shkaktoi 11-metërshin”, theksoi francezi.

Kujtojmë se Arsenali pati një mundësi ta fitonte takimin në fund, por Pierre Emerick Aubameyang dështoi të shënonte nga penalltia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat