Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjet e ardhshme të Kosovës, ja ku mund t’i bleni ato

Futboll

Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjet e ardhshme të Kosovës, ja ku mund t’i bleni ato

Më: 7 mars 2019 Në ora: 14:11
Kosova

Në një konferencë për shtyp, Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të fillojë shitja e biletave, me çmim të ngritur nga biletat e kaluara.

Biletat do të shiten përsëri përmes sistemit online, mirëpo Federata ka siguruar se nuk do të ketë ngecje për ata të cilët regjistrohen në këtë sistem paraprakisht.

Për ndeshjet e marsit, ashtu edhe si për ndeshjet e tjera, do të shiten biletat për pjesën më të madhe të stadiumit, ndërsa një pjesë do të jetë e rezervuar për mysafirët e FFK-së si dhe pjesa për evakuim.

Këtë muaj, Kosova do të përballet fillimisht me Danimarkën e pastaj me Bullgarinë. Që të dyja këto ndeshje, më 21 dhe më 25 mars, do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat