Sherr te Reali

Futboll

Sherr te Reali

Më: 8 mars 2019 Në ora: 18:45
Sherr te Reali

Momenti i keq te skuadra e Real Madrid vijon ende, tashmë jo më në fushë. Të përfshirë në këtë kaos që ka pushtuar ekipin “merengues” janë edhe drejtuesit. E ardhmja e “los blancos” është pezull, pasi pezull është edhe emri i trajnerit të ri. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, edhe në presidencë ka polemika në lidhje me emrin e trajnerit, ndërkohë që kandidatët janë të shumtë.

Presidenti Florentino Perez kërkon me ngulm që në krye të ekipit të rikthehet trajneri portugez Jose Mourinho. Gjithsesi, nuk janë në të njëjtën mendje ortakët e tjerë të klubit, që drejtohen nga drejtori i përgjithshëm Jose Angel Sanchez. Ky i fundit kërkon që skuadra madrilène të drejtohet nga trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, që edhe më parë është përfolur si kandidat.

Duket se mes Perez dhe ortakëve të tjerë ka nisur një luftë e fortë se kush do të triumfojë në këtë garë për të zgjedhur trajneri e ri të Real Madrid. Të gjithë janë të paqartë, nëse t’i besojnë sërish Mourinho, që e ka drejtuar edhe më parë Realin apo të sjellin një frymë të re, duke nisur një revolucion në skuadër me Low.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat