Zyrtare: Pato largohet nga Kina, ja klubi i ardhshëm

Futboll

Zyrtare: Pato largohet nga Kina, ja klubi i ardhshëm

Më: 16 mars 2019 Në ora: 12:38
Alexandre Pato

Alexandre Pato ka zgjidhur kontratën me skuadrën e Tianjin Tianhai, ku aktivizohej prej 2 vitesh. Sulmuesi brazilian ka pranuar të mos marrë asnjë përfitim nga kontrata e tij, thjesht për t’u larguar si lojtar i lirë.

E ardhmja e ish-sulmuesit të Milan shikohet në Brazil, me të gjitha gjasat do të jetë Sao Paolo skuadra e tij e ardhshme. Mundësia që 29-vjeçari të rikthehet në Europë në këtë moment është e pamundur, dhe Pato e sheh Brazilin sërish si një trampolinë për të provuar forcat e tij që të rikthehet në futbollin elitar.

Për vitin 2019 braziliani nuk ka luajtur në asnjë ndeshje me skuadrën e Tianjin dhe ishte kjo ndër arsyet që vendosi të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat