Atletico Madrid – Barcelona, ndeshja më e vizituar në futbollin e femrave

Futboll

Atletico Madrid – Barcelona, ndeshja më e vizituar në futbollin e femrave

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:49
Stadiumi Barcelona

Ndeshja e La Ligës së femrave ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës (0:2), e cila u zhvillua dje, është ndeshja më e vizituar në futbollin e femrave deri tani.

Derbin që u zhvillua në Vanda Metropolitano nga tribunat e stadiumit e përcolle 60.739 shikues.

Dyluftimi më i shikuar në futbollin e femrave deri tani ishte ai ndërmjet skuadrave Tigres dhe Monterej, ku pati 51.211 shikues, ndërsa e treta në këtë “top listë” është ndeshja në San Mames ndërmjet Atletik Bilbaos dhe Atletico Madridit që u zhvillua janarin e kaluar – 48.121 shikues.

Në duelin ndërmjet Çelzit dhe Arsenalit për Kupën e Anglisë ka patur 45.123 shikues, kurse top 5-shin e përmbyll ndeshja në Meksikë ndërmjet skuadrave Tigres dhe Amerika, ku në tribunat e stadiumit të Tigresit pati 41.121 shikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat