UEFA do të dënojë ashpër Nejmarin

Futboll

UEFA do të dënojë ashpër Nejmarin

Më: 22 mars 2019 Në ora: 18:51
Neymar

UEFA ka konfirmuar akuzat ndaj Nejmarit për komentet e bëra nga braziliani në rrjetet sociale pas eliminimit të PSZh-së nga Mançester Junajted falë një penalltie të akorduar nga VAR në sekondat e fundit të takimit. Nejmar ka kritikuar përdorimin e teknologjisë dhe ishte nën hetim nga UEFA. Tani ai do të përballet me Komitetin e Etikës për “fyerje ndaj arbitrave të ndeshjeve” në një datë që nuk është përcaktuar akoma.

“Ky është një turp”, ka thënë braziliani në Instagram në përfundim t ë ndeshjes. “Katër njerëz që nuk dinë asgjë nga futbolli shikojnë përsëritjen e imazheve para një televizori. Nuk ishte asgjë!”. “Çfarë mund të bëjë Kimpembe me dorën e tij, teksa është me kurriz? Shkoni q….!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat