Sarri i bindur: Do sigurojmë zonën Champions

Futboll

Sarri i bindur: Do sigurojmë zonën Champions

Më: 30 mars 2019 Në ora: 16:53
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri është i bindur se Chelsea do të mbyllë Premier League në zonën Champions.

Blutë e londrës aktualisht janë në vendin e 6 me 57 pikë 3 pikë larg vendit të 4 që mbahet nga Arsenali, por Italiani është i bindur se skuadrat e tjera do të lëshojnë pikë deri në fund të sezonit.

"Mendoj se në përiudhën e fundit të Ligës Premier do të jetë shumë e vështirë për secilin ekip”.

"Dhe, kështu mendoj se mund të arrijmë edhe në top katërshe edhe nëse ne nuk jemi në gjendje që të fitojmë tetë ndeshje rresht”

"Ne nuk mund të mendojmë për pikët, ne duhet që të mendojmë ndeshje pas ndeshje”.

"Mënyra më e mirë është që të fokusohemi në ndeshjen e ardhshme për momentin”, deklaroi Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat