Celina pafat me Swansean, Nuhiu zverdhet 

Futboll

Celina pafat me Swansean, Nuhiu zverdhet 

Nga: K. Goca Më: 30 mars 2019 Në ora: 18:22
Celina pafat me Swansean

Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, ka qenë pafat me ekipin e Swanseas, duke pësuar humbje si mysafirë me rezultat 2:1 nga Nottingham Forest, në ndeshjen e javës së 39-të të Championship (Liga e Dytë angleze).

Për Nottingham Forestin realizuan: Murphy (81') e Wague (87') dhe për Roberts (76'). Nottingham është në vend të 9-të me 57 pikë, kurse Swansea e 15-ta me 47.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu luajti nga minuta e 69-të për Sheffield Wed dhe pas 11 minutave u ndëshkua me karton të verdhë, në barazimin 0:0 në udhëtim ndaj Stoke Cityt. Sheffield Wed është në vend të 11-të me 56 pikë, kurse Stoke është i 14-ti 48.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat